Një 34-vjeçar dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në fshatin Drenoc të Rahovecit.
Të paktën kështu shkruan Sinjali, duke u thirrur në burimet pranë QKMF-së në Rahovec.
Viktima është gjetur nga familjarët, teksa mjekët e angazhuar konfirmuan se ai nuk kishte shenja vitale.
I ndjeri është gjetur në vendin e njohur si “Rezina”. Në anën tjetër, ekipet relevante kanë dalë në vendngjarje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.