Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerë, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Gjakovë, pasi dyshohet se burri ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në deklaratën e viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal derisa i dyshuari ishte në gjendje të dehur.
Si pasojë e dhunës, duke e goditur në fytyrë, 38-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin ndaj tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.