1.3 C
Pristina
Monday, November 11, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: Djali në Mitrovicë rrah brutalisht prindërit, babait ia thyen këmbën

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në rrugën ‘Çamëria’ në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se babai i të dyshuarit është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së përjetuar.

Sipas të njëjtave burime, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se viktima ka pësuar frakturë në këmbë, teksa ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe nëna e te dyshuarit, e cila po ashtu është viktimë e dhunës nga djali i saj.

Pas denoncimit të rastit në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img