Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, ku babai qëlloi me armë djalin pas një sherri mes tyre.
Fillimisht, siç raportojnë mediat në Shqipëri, i dyshuari P.Sh., 47 vjeç, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 83-vjeçar.
Më pas, i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin e tij.
Policia e ka shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe ia ka sekuestruar armën e përdorur, njoftojnë tutje mediat atje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.