Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Brenda Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt kanë bërë me dije se 52-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë pasi që e njëjta dyshohet se kishte konsumuar mbidozë ilaçesh për qetësim.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës. 52-vjeçarja nuk ka dhënë ndonjë arsye përse ka kryer veprimin e rrezikshëm për jetën e saj.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’./PrishtinaPress/