0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: 33-vjeçari në Prizren tenton t’i japë fund jetës së tij, pret venat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e një familjeje në rrugën ‘Janina’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Brenda Emergjencës kanë bërë me dije kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se i riu është gjetur i gjakosur dhe i njëjti dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë parë se viktima ka prerë venat me qëllim që t’i japë fund jetës dhe të njëjtit i kanë ofruar ndihmë të menjëhershme.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e 33-vjeçarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar “Vetëvrasje në tentativë”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img