Një i ri është gjetur pa shenja jete dje nga familjarët e tij në Komogllavë të Ferizajt. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër
Bëhet fjalë për A.S (23 vjeçar) i cili raportohet se ishte duke punuar në ndërtimtari.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi është deklaruar për rastin.
“Rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur.
Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, trupi i pajetë i 23 vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.