Site icon PrishtinaPress

E quan “milioner”, Kamishi përplaset në televizion me kunatin e ministres Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është përplasur me Dardan Krasniqin, ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kunatin e ministres Albulena Haxhiu.

Krasniqi, i cili është shpërngulur drejt Finlandës, në një debat televiziv në Kanal 10 të mërkurën e ka quajtur “milioner të pasluftës” Bekim Haxhiun e PDK-së.

“Unë ndaj të njëjtën ndjesi si veteran i luftës më Bekim Haxhiun por jo edhe si PDK, pasi që më vjen turp që identifikohet ashtu sepse ajo parti e ka sjell vendin deri këtu dhe se baza pas shpalljes së pavarësisë, themelet e kanë nis keq, e kanë nis keq pikërisht fatkeqësisht me dhimbsen shokët tonë të luftës që janë kyç në politikë”, ka thënë Krasniqi.

“Për hir të kushteve që jam këtu, ju e shihni se sa të pandërgjegjshëm janë soji i këtyre milionerëve të pasluftës”, ka vijuar Krasniqi.

Haxhiu ka thënë se luftës i është bashkuar jo për interes financiar, por “për ideal”.

“Nuk të lejoj me shpif për PDK-në se ‘është një parti mafiozash’ edhe se këtu nuk është se jena tu fol për Partinë Demokratike të Kosovës por jena tu fol për video-incizimet e Mimozes që qysh po me njeh mu e veteranët po ti je matrapas asgjë më shumë kaq kupton ti”, ka thënë Haxhiu.

Exit mobile version