Në rrjetet sociale në Rusi është shpërndarë në masë të madhe një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, që kanë kapur një përleshje të pazakontë mes dy burrave.
Derisa njëri shtinte me pushkë automatike, tjetri dukej se nuk po i “ndjente” fare plumbat që fluturonin, transmeton Telegrafi.
E gjitha ka ndodhur në natën e 8 marsit, kurse videoja është publikuar të nesërmen dhe është shpërndarë në masë të madhe.
Pas një grindje që kishin pasur njëri prej tyre kishte filluar të shtie nga pushka automatike – sipas gjitha gjasave me kallashnikov. E tjetri lëre që nuk trembej, përkundrazi ecte në drejtim të sulmuesit.
E nga të shtënat është aktivizuar alarmi i një veture të parkuar, e mbi personin që shkrepeshin plumbat, mediat ruse e kanë quajtur “Terminator”.
E gjitha kjo u regjistruar nga kamerat e sigurisë në qytetin rus Novosibirsk, e burri nuk është goditur as nga edhe një plumb – madje përfunduan duke u kacafytur.
Portalet ruse shkruajnë se sulmuesi kishte shtënë me plumba manovrues, e policia është duke i analizuar pamjet e publikuara.