Një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar nuk ka dyshim se janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Së fundmi, moderatorja udhëtoi për në Turqi për të realizuar emisionin e ri, kurse artisti shkodran u nis për në Amerikë për shkak të disa koncerteve.
Në një bisedë së fundmi me ndjekësit në rrjete sociale, këngëtari u tha atyre ta pyesin ndonjëherë se si është meqë vazhdimisht pyesin vetëm për Kiarën.
Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet për ndarje duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj prezantueses.
“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë”, u shpreh Ejlli.