-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

E pranon ish-kryeprokurori serb: Në Srebrenicë pati gjenocid

Ndryshe nga qëndrimi i Qeverisë serbe, ish-kryeprokurori i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se ishte fakt që kundër boshnjakëve nga Srebrenica u krye gjenocid.

Në një panel diskutimi në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd, ai është shprehur se politikanët luajnë vazhdimisht lojëra politike me faktet në lidhje me atë që ndodhi në Srebrenicë, por se ajo duhet të përshkruhet si gjenocid.

“A pati gjenocid në Srebrenicë? Po, pati. Keni një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që thotë se atje pati gjenocid dhe kaq ishte”, ka deklaruar Vukçeviq në diskutimin, i cili titullohej “22 vjet pas konfliktit: A ka marrë fund historia e krimeve të luftës?”.

Masakrat e Srebrenicës janë përkufizuar si gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe gjykata shtetërore boshnjake, por përkufizimi kundërshtohet fort nga zyrtarë serbë dhe boshnjakë, të cilët pretendojnë se krimi nuk arrinte në gjenocid.

Në mars 2010, Parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë që dënon masakrat e Srebrenicës, por nuk e quajti krimin një gjenocid. Gjatë kohës që ishte kryeprokuror, Vukçeviq paditi njerëz për krime lufte në Srebrenicë, por jo për gjenocid, transmeton kallo.com.

Duke folur për presionet dhe kritikat që pati ndaj tij para se ai të largohej nga posti i kryeprokurorit në dhjetor 2015, Vukçeviq ka thënë se kjo ishte sepse ai ishte i përfshirë më shumë në ndjekjen penale të çështjeve në të cilat autorët e krimeve të luftës ishin serbë sesa të atyre që kishin të bënin me krimet e luftës kundër serbëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img