Të enjten është arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se i njëjti e ka dëbuar nga shtëpia një grua.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëbuar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur të pranoj trajtim mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.