Një grua është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përpi një sasi të narkotikëve të cilën dyshohet se kishte tentuar ta fuste në burgun e Dubravës.
E njëjta dyshohet se përpiu sasinë e narkotikëve në mënyrë që të mos kapet nga zyrtarët e burgut.
Gruaja në fjalë është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi.
E njëjta është ndaluar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.