Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për takimin që kishte pasur me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas situatës që ishte krijuar në veri, kur Zeqiri dhe kryetarët e tjerë ishin futur në objektet e komunave përkatëse me asistimin e Policisë.
Në atë takim, Zeqiri thotë se kishte parë nervozë te ambasadori amerikan, derisa shtoi se Hovenier i kishte pyetur se pse kanë shkuar në objektin e komunës.
“Thënë të drejtën pash nervozimin e ambasadorit amerikan. E pash një nervozë të drejtpërdrejtë. Ambasadori na tha pse keni shku”, ka thënë Zeqiri në Frontal të T7.
Zeqiri ka thënë se edhe pse ambasadori u kishte kërkuar që të mos dalin në objektet e komunave, Ministri Elbert Krasniqi u ka kërkuar sërish që të dalin në zyret e tyre.
“Ka pas kërkesë që me shku në komuna, edhe pas kërkesës së ambasadorit. Thojke me shku në komunë”, ka thënë Zeqiri.