Site icon PrishtinaPress

E papritur\ Mbreti Charles dhe Princeshë Diana kanë edhe një vajzë

Revista e njohur “The Globe” ka tronditur botën me lajmin se Princi William nuk është fëmija i parë i Princeshës Diana, por ai ka dhe një motër sekrete, e cila sot është 40 vjeçe.

Ajo quhet Sarah dhe jeton në fshehtësi në një qytezë të vogël në New England.

Por, si ajo është 40 vjeç pra më e madhe se William kur ky i fundit ka lindur vetëm 11 muaj mbas martesës të së ndjerës me Charles?

Sipas The Globe, rreth më shumë se tre dekada më parë janë marrë nga Diana qelizat vezë të cilat u fertilizuan me spermatozoidet e Charles, i cili më vonë kërkoi shkatërrimin e tyre. Doktori që ndoqi këtë procedurë vodhi në mënyrë sekrete një nga vezët e pllenuara dhe ia dhuroi gruas së tij duke e kthyer kështu në nënën surrogate të vajzës së çiftit mbretëror.

Vajza ka lindur në tetor 1981, tetë muaj para lindjes së William në 21 Qershor 1982.

Sarah-s i është mbajtur gjithmonë e fshehtë prejardhja e saj e vërtetë, derisa në moshën 20 vjeçare, pasi prindërit e saj humbën jetën në një aksident automobilistik, ajo gjeti një ditar të tyrin që i zbuloi të vërtetën.

Ajo ka thënë se është përpjekur të gjejë mamanë e saj të vërtetë derisa dy vite më parë në sekretarinë telefonike i erdhi një mesazh kërcënues.

E terrorizuar nga fakti se mund të ishte në rrezik dhe nga siguria që vdekja e Lady Diana-s nuk ka qënë rezultat i një aksidenti por i një vrasjeje, ajo emigroi drejt Amerikës dhe thuhet se tani jeton me një identitet fals.

Exit mobile version