Site icon PrishtinaPress

“E pamundura po vjen”, Adidas i shfaq fanellat e para të Messit me Inter Miamin

Pamjet e para të Lionel Messit në fanellën e Inter Miamit janë shfaqur në një dyqan të kompanisë Adidas në New York, të shoqëruara me sloganin “e pamundura po vjen”.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si transfer i lirë këtë verë pasi i përfundoi kontrata me Paris Saint-Germainin, shkruan “Gazeta Express”.

Zyrtarizimi nuk është bërë ende, por dyqani i Adidasit në “SoHo” duket se e ka konfirmuar se gjithçka do të nënshkruhet pasi e përdori kampionin e botës si material promocional.

Dritarja kryesore e dyqanit e shfaq Messin në fanellën ngjyrë pink të Messit.

Për momentin nuk kanë dalë ende në shitje fanellat e njërit prej futbollistëve më të mirë në histori me Inter Miamin.

Por, është e sigurt se ato do të dalin shumë shpejt dhe Messi pritet ta vesh fanellën me numër 10.

36 vjeçari pritet ta bëjë debutimin me ekipin që do ta ketë në bashkëpronësi me David Beckham kundër Cruz Azul në Leagues Cup më 21 korrik.

Exit mobile version