Kombëtarja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e katërt në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Loro Boriçi’, Kosova edhe pse pati një paraqitje tejet solide, nuk ka arritur të evitojë humbjen e radhës, duke u mposhtur 1:2 nga Islanda, që golat i shënoi në pjesën e parë.
Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, ku sulmonte nëpërmjet krahëve, ku me harkime të gjata kërkohej të shfrytëzohej gjatësia e Atdhe Nuhiut.
Në fillim të ndeshjes, Kosova pati mundësi të mirë shënimi, por goditja e Valon Berishës qëlloi transversalen.
Kur Kosova kishte momentet më të mirë në këtë pjesë, Islanda gjeti golin e epërsisë, duke shënuar me anë të Sigurdarson, në minutën e 25-të.
Islanda shënoi edhe golin e dytë në këtë pjesë, kur Sigurdsson në minutën e 35-të, mposhti Ujkanin nga penalltia.
Pjesën e dytë Kosova e ka nisur shumë më mirë se të parën.
Nuk kaloi shumë kohë, dhe me një super-gol të Atdhe Nuhiut Kosova ngushtoi epërsinë në 1:2, për të ndezur atmosferën në tribunat e ‘Loro Boroçit’.
Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, dhe Kosova pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje.
http://www.dailymotion.com/video/x5g3gly_atdhe-nuhiu-goal-hd-kosovo-1-2-iceland-24-03-2017-hd_sport