7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

E paditi për shpifje dhe fyerje, Zatriqi fiton betejën ndaj Dafina Zeqirit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të ish-menaxherit të njohur të BabaStars, Drin Zatriqi, në kontestin gjyqësorë ndaj këngëtares, Dafina Zeqiri.

Zatriqi kishte ngritur padi për shpifje dhe fyerje ndaj Dafina Zeqirit, duke kërkuar 500 mijë euro si vlerë për kompensim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot në favor të Zatriqit duke aprovuar padinë e tij, ndërkaq shuma e kompensimit nuk është caktuar akoma. Vlera do të vendoset përmes një ekspertize.

Zatriqi kishte vendosur ta padisë Dafina Zeqirin, pasi kjo e fundit e kishte quajtur si “Hajn, abuzues e kërcënues”.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, kishte shkruar këngëtarja, në postimin të cilin e kishte fshirë më pas.

Zatriqi i kishte reaguar menjëherë në atë kohë, duke e nxitur atë që të publikojë prova, teksa e kishte paralajmëruar se do të ngre padinë ndaj saj, ashtu siç edhe veproi.

Vleren e demshperblimit do tia dhuroj grave te krushes!

Posted byDrin Zatriqion Thursday, September 14, 2023

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img