Temë kryesore diskutimi ishte gjendja ekonomike në Serbi për të cilën Hahn tha se ka arritur rezultate të “jashtëzakonshme” dhe mund të jetë një shembull për vendet e rajonit, transmeton lajmi.net.
“Është e nevojshme të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohen vende të reja pune. Mendoj se kryeministri serb ka një vizion jo vetëm për vendin e tij por edhe për rajonin”, është shprehur ai.
Në këtë Forum, Hahn është takuar edhe me ministrin e Jashtëm ukrainas Pavlo Klimkin, presidentin ukrainas Petro Poroshenko, kryeministrin kroat Andrej Penkoviq si dhe ministrin e jashtëm austriak, Sebastian Kurz, me të cilët ka publikuar një në rrjetin social Twitter.
Zyrtarët në foto shihen me duar të bashkuara nën një qëndrim të njohur “të gjithë për një, një për të gjithë”.
Kjo mund të duket e pabesueshme, kur dihet se Vuçiq ishte ai që inicoi trenin provokativ drejt Kosovës. /Lajmi.net/