Këngëtari Ramadan Krasniqi- Dani ishte dhe mbetet akoma një këngëtarë shumë i dashur për publikun.
Projektet e mëparshme muzikore por edhe ato të publikuara së fundmi, dëgjohen e pëlqehen nga të gjitha gjeneratat.
I ftuar në emisionin ‘Natën’ ai ka folur rreth përvojës së tij në muzikë, ka ndarë fjalë zemre për këngëtaren Nexhmije Pagarusha të cilën tha se e respekton tej mase.
Ai gjithashtu ka treguar se fle shumë pak dhe çdo ditë bën vetëm nga katër orë gjumë gjë që nuk është e mjaftueshme pasi minimumi i kohës që njeriu duhet ta kalojë në gjumë është gjashtë orë.