Abdul Fattah al-Sisi është rizgjedhur për një mandat të dytë katërvjeçar si president i Egjiptit. Al Sisi e ka mposhtur rivalin e tij, Moussa Mustafa në garën për president.
Në zgjedhjet që u mbajtën këtë javë, populli egjiptian tregoi se e ka një idol që e voton edhe pse nuk ishte në garën për president.
Më shumë se 1 milion egjiptas e kanë shkruar emrin e Mohamed Salah në fletët e votimit në zgjedhjet presidenciale, shkruan Indeksonline.
Kjo është konfirmuar pas numërimit të votave të pavlefshme ku emri i Salah është i shënuar në miliona votime.
Salah është shëndrruar në idolin e miliona egjiptasve pas formës që po kalon me Liverpoolin duke qenë sot njëri nga futbollistit më të mirë në botë.