Reshjet e borës nisën në mbarë vendin para dy netëve.
Të ngjashme ishin reshjet e borës edhe mbrëmë, por që moti u ftoh edhe më tepër gjatë natës.
Por mëngjesi i sotëm ishte vështirë i kalueshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Në disa pamje të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet se magjistralja nuk është pastruar siç duhet.
Por njëkohësisht duhet përkujtuar që ministri i sapo zgjedhur i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku natën e parë të reshjeve të borës ishte shumë aktiv dhe vuri në dispozicion të qytetarëve të gjithë kompanitë e pastrimit të rrugëve.