Shkruan: Hashim Thaçi
E nderuara Zonja Ministre, kur po i dëgjoj fjalët qe po i thuani, ju kemi krijuar kushte investitoreve te huaj për te investuar ne Kosove po habitem, çfarë kushte ka këtu për investitorët e huaj ku mbrenda nje orarit te punës qe kemi 8 orë pune ke mungese te rrymës dy here nga 4 orë që i bie i tere procesi i punës te kaloj pa rrymë ne 50% te vitit.
Investitor te huaj po vijnë ne Kosove për te investuar po i nënshkruani kontratat por nuk e di pse nuk po e fillojnë punën e keni rastin e Brezovices , unë jam investitor i vogël qe kam investuar afer 2 milion me një fabrike ne Kosovë ,por ju lutem ejani shihen gjendjen reale e te berit biznes ne Kosovë , kur ndalet rryma duhet te presim te gjithë para dyerve te fabrikës ne mëshirën e Keds-it , e ju na flisni për kushtet e favorshme e te berit biznes ne Kosove.
Jo zonja Ministre ruani këta investitorët e mbrenshem mos t’u ikin se sa për te huajt qe vijnë për te investuar ne Kosove harrojeni se edhe këta qe kanë ardhur do te ikin.