0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

E kujt ishte ideja që “Guxo” të ketë dy kryetar?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ftuar në një studio televizive ka thënë se ideja që Partia “Guxo” të ketë dy kryetarë ka qenë e saj.

Mendimi i Gërvalles, fillimisht i ka bërë antarët e “Guxo’s” të hezitojnë. 

“Ky propozim ka qenë ekskluzivisht i imi. Të gjithë kolegëve që ua kam propozuar fillimisht duke përfshirë edhe Fatonin, kanë hezituar. Që nga zgjedhja e presidentes, unë e kam kryesuar partinë deri në kuvendin zgjedhor. Për gjithëkënd ka qenë e qartë që një prej kandidaturave do të jetë e imja, nuk kemi pasë proces të kontestimit të kandidaturës sime”, tha ajo.

Tutje Gërvalla ka thënë që nga ky pozicion i fortë e kishte shumë të lehtë që të bëjë një propozim të tillë.

“Partia e re politike, kërkon shumë punë dhe shumë angazhim. Mendoj që së bashku me kolegun tim Peci, kemi mundësi që punë t’i ndajmë në atë mënyrë që as partia, as aktivistët dhe as proceset politike të mos vuajnë nga mungesa e ndonjërit prej nesh”, u shpreh Gërvalla në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img