Site icon PrishtinaPress

E kryer, Taremi do t’i bashkohet Interit

Interi ka arritur marrëveshje me Mehdi Taremin, për ta nënshkruar si lojtar të lirë kur t’i përfundon kontrata me Porton në qershor.

Siç merr vesh eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zikaltrit tashmë i kanë aranzhuar testet mjekësore për sulmuesin iranian, pas u arrit ujdia verbale.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër.

Inter përveç me Taremin, thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinskin, që ta marrë pa para në qershor.

Exit mobile version