Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani, do të vazhdoj karrierën te Napoli në Itali.
Të paktën kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Rrahmani e ka nënshkruar kontratën e re me Napolin, e cila do të jetë vlefshme deri në vitin 2027.
Në kontratën e tij, është përfshirë edhe një opsion për ta zgjatur marrëveshjen edhe për një vit tjetër.
Rrahmani ditë më parë u shpall kampion me Napolin, duke u bërë kosovari i parë që e arrin këtë sukses.
Napoli e ka fituar titullin për herë të tretë në histori të klubit./PrishtinaPress/