Site icon PrishtinaPress

E kryer, Diaz rikthehet te Real Madridi

Brahim Diaz nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.

Mesfushori spanjoll do të rikthehet në ‘’Bernabeu” pas tre sezoneve të kaluara te skuadra e Milanit, ku fitoi edhe titullin e Kampionit të Italisë në sezonin 2021/22.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është kompletuar dhe Brahim Diaz do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Real Madridin deri në qershor 2027.

Brahim, pritet të prezantohet javën e ardhshme në “Bernabeu” si nënshkrim i ri i “Los Blancos”.

Exit mobile version