Site icon PrishtinaPress

E kryen takimin me Begajn, Kurti në këmbë drejt Kuvendit Shqiptar, takohet me Lindita Nikollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën e tij në Tiranë ditën e sotme. Ai është pritur fillimisht në Presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Pas takimit që zgjati rreth 30 minuta, Kurti iu drejtua Kryesisë së Kuvendit në këmbë ku u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Në fund, pritet që ai të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Të dy do të zhvillojnë një drekë pune në vilën qeveritare 30 në kryeqytet. Vizita e Kurtit në Tiranë vjen pas takimit të Ohrit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 mars./prishtinapress.net/

Exit mobile version