Pas zbulimit të vendndodhjes dhe më pas edhe nxjerrjes së makinës së familjes Pacolli që mbrëmë janë fundosur në lumin Lepenc në afërsi të Shkupit, policia ka konfirmuar se janë gjetur trupat e pajetë të tre personave.
“Nga ana e zyrtarëve policor nga Njësitit Antiterrorist ‘Tigrat’, sot në lumin Lepenc janë gjetur tre personat të cilët kërkoheshin pas aksidentit të djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë”, kanë njoftuar nga policia.
Siç ju kemi informuar edhe më herët, bëhet fjale për tre anëtarët e familjes Pacolli. Nga kjo ngjarje ka shpëtuar 20 vjeçari i cili mbrëmë është gjetur dhe po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore.