UEFA ka konfirmuar se ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference Leageu, do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”, në Tiranë.
Gjendja e rënduar e fushës ”Fadil Vokrri” në Prishtinë ka bërë që komisioni i UEFA-s të vendos që ndeshja të mos zhvillohet në Prishtinë.
IndeksOnline gjatë ditës së sotme ka raportuar se ndeshja Ballkani – Plezen do të zhvillohet në stadiumin ”Air Albania”.
Ndeshja do të luhet me 30 nëntor, më fillim nga ora 18:45./IndeksOnline