Trajneri i Kosovës Alian Giresse ka përmendur disa vështirësi me disa lojtarë që po hezitojnë t’i bashkohen Kosovës.
Rasti i fundit është me Mergim Berishën që ende nuk ka arritur ta marrim një përgjigje nga ai nëse do ti bashkohet apo jo Kosovës. Në pyetjen e gazetarit të ATV-së, Ylber Kelmendi, Giresse ka thënë se nuk kanë përgjigje përfundimtare nga ai edhe pse kanë tentuar ta kontaktojnë.
“Ne kemi disa telashe me lojtare që fare nuk lajmërohen. Me Mërgim Berishën ende nuk kemi arrit të marrim një përgjigje po ose jo nga ai. Ka shumë lojtarë që hezitojnë, rasti i fundit që më ka befasuar ishte Kurtulus që vetëm më dërgoi një mesazh dhe me njoftoj se nuk do të na bashkohet. Çfarë mund të bëjmë ne në këtë situatë”, ka thënë Giresse në konferencën për shtyp. /Prishtinapress/