1.9 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

E konfirmon Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë në Banjskë është truproja e Vulinit

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se njëri prej terroristëve të vrarë në përleshjen e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur serb, është edhe Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se Mijailoviq e kishte shoqëruar Vulinin në vizitën e tij në Kosovë në vitin 2013, teksa u shpreh se kjo e dëshmon përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013. Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë“, shkroi ai.

Sipas ministrit të Brendshëm, këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Kosovës, nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit.

Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë  dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin  nuk është lënduar lënduar asnjë civil”, shkroi Sveçla më tej.

Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq….

Posted byXhelal Sveçlaon Wednesday, September 27, 2023

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img