Shefi i zyrës së ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, e ka pranuar sot në Komisionin Hetimor për energjinë se vendimi i tyre për shtrenjtimin e energjisë e ka bazuar në propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Për të qenë korrekt me të gjithë ju këtu, vendimi ynë nuk ka qenë në linjë me Qeverinë por me një nga partitë më të mëdha në vend”, ka thënë Fejzullahu.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe I raporton vetëm Kuvendit të Kosovës. Çdo urdhër apo nënshtrim ndaj Qeverisë bie ndesh me legjislacionin dhe punën profesionale të vetë ZRRE-s./Prishtinapress/