Site icon PrishtinaPress

E konfirmon Prokuroria: Kanë nisur hetimet për aferën korruptive në Ministrinë e Liburn Aliut

Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet në rastin e përgjimeve, ku është përfshirë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilën e drejton ministri Liburn Aliu.

Lajmin për nisjen e hetimeve, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion“, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Exit mobile version