Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u qëllua është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.
Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima të cilën e plagosi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Flora Ahmeti