Site icon PrishtinaPress

E konfirmon Marotta: Inzaghi do të jetë 100% trajneri i Interit sezonin e ardhshëm

Simone Inzaghi do të jetë sërish trajner i Interit sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi vjen direkt nga goja e Marotta-s, drejtorit menaxhues të zikaltërve, i cili ka folur për mikrofonat e “Rai Italia”.

“Këtë vit nuk kemi menduar as për një sekond të zëvendësojmë Inzaghin. Ai arriti të forcojë pozicionin e tij falë edhe paraqitjeve të ekipit që janë rezultat i drejtimit të tij teknik.

Konfirmimi i tij, shprehet në përqindje dhe ësshtë 100%. Ai është dhe do të jetë trajneri ynë sërish vitin e ardhshëm”, është shprehur Marotta.

Exit mobile version