Site icon PrishtinaPress

E konfirmon Kusari-Lila: Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë grevën

Pas 11 ditësh, minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë ndërprerë grevën. Kështu ka konfirmuar për Insajderin shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila e cila njëherit është edhe anëtare e Komisionit për Ekonomi tha se minatorët janë larguar nga miniera qysh nga ora 02:00 të mesnatës.

Shtoi se janë dakorduar me përfaqësuesit e ministrisë.

“Po është e vërtetë që minatorët e kanë ndërprerë grevën mbrëmë në 02:00 të mëngjesit, nuk është më asnjë minatorë në grevë Brenda minierës. Janë dakorduar bashkë me përfaqësuesit e ministrisë për me vazhdu tutje”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i minatorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak përkeqësimit të gjendjes shëndetësore sa po qëndronin brenda minierës.

Minatorët po kërkojnë kushte më të mira pune, sigurimi shëndetësor, pagat t’iu dalin me kohë dhe shkarkimi të ushtruesit të detyrës së kryeshefit./Insajderi

Exit mobile version