Site icon PrishtinaPress

E konfirmon këshilltari i Trump: Grenell do të vazhdojë punën si i dërguar i presidentit për dialogun Kosovë-Serbi

Robert O’Brien, Këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump e ka falënderuar Richard Grenell për siç ka thënë “shërbimin e shquar të tij në Administratën e presidentit Trump”.

Siç edhe ka thënë O’Brien, përcjell Telegrafi, për dy vitet e fundit, ai ka shërbyer si ambasador në Gjermani dhe së fundmi si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.

Sipas tij, Grenell suksesshëm ka prezantuar Amerikën në Berlin dhe filloi disa reforma të rëndësishme në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, gjatë kohës së tij në detyrë.

“Jam gjithashtu mirënjohës për vullnetin e Ric për të vazhduar t’i shërbejë kombit tonë me kapacitete të pjesshme si i dërguar Special i Presidentit në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke punuar jashtë Shtëpisë së Bardhë”, ka shkruar më tej Robert O’Brien.

Exit mobile version