Site icon PrishtinaPress

E konfirmon gazetarja Arifaj: Po, jam ftuar të jem zëdhënëse e Qeverisë Kurti

Gazetarja Teuta Arifaj ka marrë ftesë nga kryeministri Kurti për të qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Ajo për Gazetën Online Reporteri.net konfirmoi se është ftuar nga Kurti në pozitën e zëdhënëses të Qeverisë.

Mirëpo e njëjta tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë ftesë, pasi shtoi se është e kënaqur me punën që bën.

“Po e vërtetë është, pozita është zëdhënëse e Qeverisë po, të drejtën me të thonë, nuk kam marrë ndonjë vendim. Jam shumë okej me punën që e boj, me mediumin ku punoj kështu që nuk është që kom marrë ndonjë vendim. Amo po, qëndron. E vërtetë është ftesa”, deklaroi Arifaj në një prononcim për Reporteri.net.

Kujtojmë se Arifaj një kohë të gjatë ka qenë pjesë e KTV-së, ndërsa së fundmi ajo iu bashkua ATV-së, si redaktore e lajmeve. /Reporteri.net/.

Exit mobile version