Jahti “Megalodon” në të cilin u fotografua Shpend Ahmeti të shtunën, është i njohur për Astrit Haraqinë. Në kohën kur ai i takonte biznesmenti Qazim Osmani, Haraqija disa herë kishte qëndruar në të, e edhe i ishin publikuar fotografi.
Tani ky jaht më nuk i takon Osmanit, ashtu siç ka raportuar Gazeta Metro që në momentet e publikimit të kryetarit Ahmeti në të. Ky jaht i është shitur Devollëve, dhe këtë e konfirmon edhe Haraqija.
Ai në një prononcim për Gazeta Metro ka thënë se jahti “Megalodon” ka qenë pronë e Qazim Osmanit, por para rreth dy viteve i është shitur Devollëve.
Haraqija, ka folur edhe për çmimin me të cilin Osmani ua ka shitur jahtin Devollëve. Ai ka thënë se nuk është se është shitur me 6 milionë euro, siç është raportuar në media, por me rreth 3 milionë euro.
Ndërsa, duke komentuar publikimin e fotove ku kryetari Ahmeti shihet në këtë jaht, Haraqija ka thënë se nuk duhet fshehur.
“Unë nuk frigohem prej jahteve. Ku me e marrë e me ndejtë veç në jahte”, ka thënë Haraqija.