Klankosova.tv më herët raportoi për një operacion policor që u zhvillua sonte në Mitrovicë.
Në këtë operacion policor, u arrestua një person i cili kërkohej nga shteti gjerman për vrasje dhe grabitje.
Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.
Në komunikatën për media, thuhet se personi i dyshuar është 27-vjeçari G.V.
Ai është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv