3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

E “kërcënojnë” me Gjykatë, a do t’u kthejë Murati paratë komunave

Të hyrat vetanake të komunave nga vitet paraprake, janë bllokuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Njoftimin për këtë e ka dhënë sot Kyetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili i dha ultimatum Muratit që t’ua bartë mjetet menjëherë, në të kundërtën do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Debati për këtë çështje ka vazhduar edhe në Kuvend, ku Murati është përplasur me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, s’po dorë nga të hyrat vetanake të komunave nga vitet paraprake. Ani pse kjo çështje, ishte konsideruar si punë e kryer me miratimin e Ligjit për Buxhetin, me amandamentin e LDK’së, Murati ua ka bllokuar komunave këto mjete.

Për këtë sot ka reaguar i alarmuar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kjo është hera e parë që një qeveri tenton në mënyrë kundërkushtetuese të tjetërsojë të hyrat vetanake të komunave.

Rama deklaroi se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në të kundërtën ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Shqetësim për këtë çështje ngriti edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, i cili tha kjo është antikushtetuese dhe e padrejtë.

Ai ka kërkuar Murati dhe Kryeministri Albin Kurti që të sqarojnë se mbi çfarë baze po bëhet kjo.

Tahiri përmendi edhe se si kjo çështje ishte rregulluar me amandamentin e LDK’së, kur ishte votuar Ligji për Buxhetin.

“Ka të bëjë me një vendim totalisht absurd të Ministrit të Financave, Hekuran Muratit. Unë nuk e di a janë të vetëdijshëm që me 15 dhjetor të vitit 2022, ka kalu Ligji për Buxhet. Neni 9.6 që ka fol për bilancet e pashpenzuara që kalojnë në Fondin e Kosovës është ndryshuar me amandamentin e LDK’së, me i jap të drejtë komunave që me i përdor të hyrat vetanake. Unë nuk e di a e din kryeministri, zv,kryeministri Besnik Bisimi, që është e padrejtë, është antikushtetuese dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në një institucion kushtetues që ofron shërbime në të gjitha komunat e Kosovës, ndalja dhe pengesa e shfytëzimit të të hyrave vetanake. A e kuptoni që s’mundeni me punu me këtë arbitraritet? Nuk mundeni me këtë qasje dhe nuk mundeni me ndal. Mbi çfarë baze i ndalni të hyrat vetanake?A ka mundësi me shpjegu Ministri, Kryeministri…”, tha Tahiri.

Murati iu kundërpërgjgj Tahirit e Ramës, duke u ka thënë vetëm po e zbaton Ligjin që është miratuar në Kuvend.

Në mënyrë indirekte, ia la fajin LDK’së.

“Kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë, ku thuhet se të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës për vitin paraprak, barten në vitin vijues. Kjo gjë pastaj rregullohet edhe me Nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin, i cili e thotë të njëjtën gjë, pra që të hyrat vetanake nga viti 2022, barten në vitin 2023 dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Madje, nëse se u kujtohet, ka qenë pikërisht ky Nen, pra Neni 9, paragrafi 6 që është amandamentuar nga Grupi Parlamentar i LDK’së dhe është votuar edhe nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosje , dmth ka qenë një konsesus sa i përket atij amandamenti. Pra Ligji për Buxhetin e parasheh këtë gjë që po e thotë deputeti Tahiri dhe ne po e zbatojmë Ligjin që e keni miratuar ju si Kuvend, e madje nenin përkatës që e ka amandamentuar Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Murati.

Kjo deklaratë e Ministrit nxiti reagimin e Shefit të deputetëve të LDK’së, i cili pastaj u përplas me Muratin.

Gashi paralajmëroi prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se “Qeveria prek të hyrat vetanake të komunave”.

Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë. Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare. Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj”, tha Gashi.

Ai pati edhe një thirrje për ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni në drejtime që janë të pakthyeshme pastaj. Ju garantoj se nuk do të ketë normalitet në këtë Kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”.

Në replikë, Murati tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që dikustimi që sapo bëri deputeti Gashi tashmë kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Argumentet i kemi ballafaquar atëherë. Çka mbetet është amendamenti i GP të LDK-së i votuar nga ky vend, të cilin ne si qeveri duhet ta zbatojmë. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar në të shkruar është problem i juaj. Mirpoë, ajo që shkruhet në buxhet ne duhet ta zbatojmë, s’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”, tha Ministri.

Pas kësaj, Gashi sërish mori fjalën, i cili ia bëri sërish me dije Ministrit se s’do të lejojnë që të preken paratë e komunave.

“Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht. Nuk ki me pasë shancë që paret e komunave me i marrë. Janë burime vetanake, si me ja marrë dikujt paret prej xhepit. Kot je duke u munduar me bo arsyetime palidhje. Po do me prish koncensusin për marrëveshje ndërkombëtare”, tha shefi i deputetëve të LDK’së.

Me Ramën e Gashin, Murati u mor edhe në Facebook. Ramës i tha se nuk qëndron ankesa e tij për bllokim të investimeve kapitale, meqë çdo vit u teprojnë para.

Ka thënë se këto dy vjet, Qeveria ka mundësuar mbi 270 milionë euro investime shtesë për Komunën e Prishtinës, por se deri në fund të muajit mars 2023, Komuna e Prishtinës ka arritur të realizojë vetëm 2% të buxhetit prej 40 milionë euro për investime kapitale të parapara për 2023.

“Me këtë ritëm, vështirë që arrin ta tejkalojë 50% të buxhetit, e lëre më të tejkalojë shifrën prej 40 milionë eurove. Prandaj edhe pretendimi se Komunës po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur kihet parasysh që Komunës së Prishtinës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale”, ka shkruar Murati.

E Gashit i sugjeroi që ta dërgojë në Kushtetuese, amandamentin e propozuar nga vetë ata.

“Kurse sa i përket Nenit 9.6 të Buxhetit që rregullon bartjen e të hyrave vetanake, ai nen është rezultat i amandamentit nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Andaj nëse Kryetari nga radhët e LDK-së mendon se ky nen qenka problemi, e ftoj që ta dërgojë në Kushtetuese amandamentin e LDK-së”, ka shkruar Murati./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img