-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“E kap për fyti dhe e grushtoi” – detaje të reja të sulmit ndaj gjyqtarit kosovar

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka pezulluar disa nga akterët e ndeshjes mes Kikës e Vushtrrisë, për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarit Rrezart Hasani.

Ndeshja mes Kikës e Vushtrrisë ishte ndërprerë në minutën e 83-të për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit Hasani.

Ai ishte kapur për fyti nga futbollisti Besfort Emini, e më pastaj ishe goditur me grushte, bëhet e ditur në vendimin e Komisionit Displinor të FFK-së.

Emini nuk është i vetmi futbollist që kishte sulmuar gjyqtarin Hasani. Për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit është pezulluar edhe futbollisti tjetër i Kikës, Francisko Talison. Ai dyshohet se kishte goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes me mbrojtëse të këmbëve.

Ndeshja mes Kikës e Vushtrrisë ishte përcjell me tensione përgjatë tërë ndeshjes, teksa e kanë pësuar edhe disa zyrtarë të klubit për shkak të fyerjeve me skuadrën kundërshtarë si dhe futbollistë tjerë të skuadrës së Kikës.

Ndeshja mes Kikës e Vushtrrisë ishte ndërprerë në minutën e 83-të kur rezultati ishte në favor të skuadrës mysafire me rezultat 1:2.

FFK-ja ka vendosur që të pezulloj nga të gjitha aktivitet të dyshuarit për sulmin ndaj gjyqtarit Hasani, deri në kompletim të dosjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img