0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“E kanë humbur mendjen”- Erdogani me deklarata të ashpra kundër Izraelit, Evropës dhe SHBA-së

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se duhet hapur rrugë drejt paqes së përhershme në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se ekziston nevoja “për të krijuar një mekanizëm të ri sigurie në bashkëpunim me aktorët në rajon”.

“Ne deklaruam se siguria nuk mund të arrihet duke gjuajtur dhe hedhur më shumë bomba në Gaza; duke derdhur më shumë gjak, duke vrarë më shumë fëmijë dhe duke shkatërruar më shumë spitale, shkolla, xhami, kisha dhe tregje,” tha Erdogan, sipas Anadolu Agency-s, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ne besojmë se Izraeli, i cili duket se e ka humbur plotësisht gjendjen shpirtërore dhe vepron si organizatë, duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur”, citohet të ketë thënë Erdogani.

Ai tha se nëse krijohej një mekanizëm i tillë sigurie, “Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë”.

“Administrata izraelite, me mbështetje të pakushtëzuar nga Evropa dhe Amerika, ka kryer krime kundër njerëzimit para syve të gjithë botës për saktësisht 25 ditë”, tha Erdogan. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img