Këngëtari kosovar, Genc Prelvukaj, ka thënë se s’arrin t’i kuptojë mbështetësit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga diaspora.
Prelvukaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka vënë në pah vetëdijen qytetare në shtetet perëndimore, prej nga edhe janë mbështetësit e Kurtit.
Ai ka thënë se në Zvicër, Suedi dhe Austri, qeveria bie kur konstatohet se ajo ka mashtruar qytetarin.
“Jetojne ne vende sikurse Zvicrra, Suedia apo Austria, ku qeveria e vendit bie ne ate moment kur konstatohet se ka mashtruar qytetarin, derisa mbeshtesin me fanatizem Kurtin qe deri me tani, eshte deshmuar qe ka genjyer e manipuluar mbi pesedhjete here”, ka thënë ai.
Ndërkaq, për shtete si Belgjika dhe Franca thotë se mjafton një rritje e lehtë e çmimeve kur shoqëria ngritet në protestë. “Jetojne ne vende si Belgjika e Franca ku vetem per nje rritje te lehte cmimesh, ka mjaft raste kur shoqeria ngritet ne proteste, derisa mbeshtesin Kurtin nen mandatin e te cilit cmimet e produkteve elementare me se paku kane shenuar rritje ne shkallen 50%”.
“Jetojne ne nje vend si Britania apo Shtetet e Bashkuara ku nderlidhja e aleancave te jashtme dhe sukseset diplomatike, jane nder faktoret themelore per konkurim ne zgjedhje, derisa mbeshtesin Kurtin ne sanksione, mungese lobimi dhe izolim”, shton tutje Prelvukaj.
“Jetojne ne shtete si Norvegjia, Danimarka apo Finlanda ku liria e mediave eshte pjese e identitetit te tyre, derisa mbeshtesin Kurtin ne luften kunder mediave”.
“Jetojne ne Holande, Gjermani apo Luksemburg ku populizmi, demonizimi i kundershtarit, linçimi, sulmet verbale, instalimi i urrejtjes dhe shpifja konsiderohen si metoda primitive dhe te papranueshme ne politike, derisa mbeshtesin Kurtin ne te gjitha te mbicekurat”, përfundon postimi i tij.