-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“E kam pa që pas kokës e kam xhamin çel…”, e mbijetuara tregon se si doli nga autobusi që po digjej

Një e mbijetuar ka folur për aksidentin tragjik në Bullgari. Medina nga Sopoti i Kumanovës thotë se shpëtoi pasi kërceu nga dritarja e autobusit. Ajo ka thyer këmbën e majtë derisa thotë se në kohën e aksidentit ishte në gjumë.

Ajo së bashku me të fejuarin ishin ulur në ulësen e parafundit të autobusit.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

“Nuk di, unë isha në gjumë edhe veç kur i kam parë tu bërtitë njerëzit. Edhe e ka thy (i fejuari) xhamin….edhe nuk e di….E kam pas një njeri përmbi mu…ky (i fejuari) më thirrke edhe s’di qysh kam dalë jashtë. E kam pa që pas kokës e kam xhamin çel edhe i kam dhanë zor edhe kam kcy, më shumë nuk di”, thotë ajo.

“Tym i zi u kanë edhe si bomba me pas shperthy se krejt jemi kanë në gjumë, ora 2 e natës…Kam dëgju thirrje të fëmijëve se ka pas shumë fëmijë’, shpjegoi ajo, e cila po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Sofjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img