Site icon PrishtinaPress

“E ka gruan me sëmundje të rrallë”, zbulohet shkaku i dorëheqjes së Mehajt

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha për Euronews Albania se ministri Armend Mehaj ka kërkuar dorëheqjen nga posti i tij si ministër i mbrojtjes për shkaqe familjare.

Kryeziu tha se ish-ministri kërkoi largim nga detyra pasi gruaja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe i duhet kujdes e trajtim i veçantë.

Zëdhënësi i qeverisë tha se ish-ministri Mehaj ka vendosur të jetë pranë familjes në këtë kohë duke u kujdesur për gruan e sëmurë së bashku me tre vajzat e tij.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”.

Më herët vetë Armend Mehaj ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, se me kërkesën e tij, kryeministri Kurti e ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes.

Ndër të tjera, ai ka falënderuar kryeministrin Kurti, ministrat e tjerë dhe kabinetin e tij

Exit mobile version