Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 në Drenas ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte godit qëllimisht me veturë viktimën pas një mosmarrëveshjes që kishin pasur më herët.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’.
“Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim, përcjell prishtinapress.net.