Site icon PrishtinaPress

“E godita pa ndalur deri sa u rrëzua në tokë”- Edona James rrëfen në BBVK si e kishte rrahur të dashurin

Në një rrëfim të rrallë dhe ndoshta të pakëndshëm, transgjinorja e njohur Edona James ka ndarë me banorët e BBVK një histori të dhunshme që ka përjetuar në të kaluarën.

Gjatë një bisede me çiftin e shtëpisë, Ilirana dhe Adri, Edona hapur ka zbuluar një përballje fizike me një ish-partner të saj.

Historia e saj tregon se si, në një moment zemërimi dhe provokimi, ajo ka përdorur një fshesë elektrike për të rrahur ish-të dashurin që dukej se e kishte nënçmuar.

Më thoshte: ‘Ti nuk di. Ti vetëm di t’i hapësh këmbët dhe më shumë nuk di’. Kam qenë duke fshirë shtëpinë, dhe i kam hyrë me fshesë, bam e bam e bam e bam, derisa është rrëzuar në tokë, edhe i kam thënë: ‘Po unë di edhe diçka tjetër, edhe këtë e di, me ta thy ty kërrbinën’,” rrëfeu ajo, duke ilustruar një skenë të dhunshme që shkon përtej vetëmbrojtjes dhe paraqitet si një akt hakmarrjeje.

Exit mobile version