Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Aqarevë të Skenderajt.
Një qytetar ka humbur jetën pasi është goditur nga treni.
Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Stacioni i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se me të pranuar informacionin, policia ka dal në vendin e ngjarjes.
Poashtu është ftuar edhe emergjenca ku është konstatuar vdekja e tij.
Tash për tash nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ky rast.